Reagon Ministri Gonxhja pas akuzave të Berishës se “Gilmando Dani ishte shoqërues i tij”

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka reaguar pas akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha se “Gilmando Dani ishte shoqërues e financues i tij”.

Gonxhja i ka cilësuar lajm të rremë akuzat e Berishës.

Reagimi i plotë i Gonxhes: 

Swiss Digital Desktop Reklama

Fake News! Lajm i Rremë! Gënjeshtra! Sot Saliu llomoit se paskam patur “badigard” (truproje) dikë që as e njoh dhe as e kam parë ndonjëherë – dhe që emrin e këtij subjekti e mësoj si shumica e njerëzve nga kronika!
Para 2 ditësh dilja i financuar (me rregull treshi në fushatë) sipas Saliut nga subjekti në fjalë! S’reagova sepse supozova se qe roitje, meqë po pardje ia bëri krah të djathtë Ervin Salijanjit subjektin, mosha, kushedi… U pa puna – do provosh në gjykatë secilin element akuze publike Sali! 81 vjeç, e s’tu zbardh dot kurrë katrani…

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?