Reagon vajza e mjekut 64-vjeçar, që i shkroi Bleonës për martesë (Foto)
Mbi letrën e bërë sot publike ku mjeku Dalip Gjoka i ka dërguar këngëtares, Bleona Qerreti ka reaguar edhe vajza e tij, Elda Dalipi. Në profilin e saj Facebook, Elda e njohur për organizimet e eventeve sportive, sidomos të sportit të pingpongut, ku edhe i ati i saj është i pasionuar, ka shkuar:
“Veprimet që bën të përcaktojnë ku të takon të jesh. Sa për etikën profesionalizmin në gazetari të gazetares dhe integritetin redaksional të medias është mesele në vete. Duke përtypur realitetin ju them që na e bëni hallall por nuk ju ftuam në dasëm.”
Dalip Gjoka, 64 vjeç dhe i martuar dhe me dy vajza nga Burreli në një intervistë të ditës së sotme për “Panorama” shprehej se kërkonte të niste një aventurë të re me këngëtaren e njohur Bleona Qerreti, e cila është beqare.
Mjeku pediatër i ka dërguar një letër këngëtares, ku i kërkon asaj të martohen bashkë dhe të bëjnë fëmijë, dhe shprehej më tej se ishte në pritje edhe të një përgjigjeje.