Receta/ Njihuni me pijen që lufton sëmundjet e zemrës
Kjo pije është shumë e fuqishme për të luftuar sëmundjet e zemrës, për shkak se secili prej përbërësve të saj përmban vlera që e bëjnë zemrën tuaj të fortë dhe të shëndetshme në të njëjtën kohë.
Panxhari
Panxharin mund ta gjeni shumë ngjyra, nga e kuqe në ari. Janë të pasur me shumë antioksidantë, çka është e rëndësishme për të gjithë shëndetin tuaj. Përmban shumë vitaminë C dhe magnez.
Molla
Molla ka në përbërjen e saj antioksidantë, që janë të rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm. Mos harroni të hani të paktën një në ditë.
Karrotat
Janë perfekte për shëndetin e zemrës. Vlerat mbrojtëse të antioksidantëve janë shumë të rëndësishme për shëndetin e zemrës, veçanërisht arteriet.
Portokallet
Portokallet janë ideale për të ulur nivelin e kolesterolit në gjak.
Përbërësit:
1 mollë
2 portokalle
10 karrota
1 panxhar
1/2 e limonit
Përgatitja:
Hidhini të gjithë përbërësit në një mikser.