”Reforma për ujin është pozitive”, Minxhozi: Qeveria e re, urgjencë për të qenë konkrete ndaj problematikave
Analisti Skënder Minxhozi komenton lajmin për krijimin e një operatori për çështjen e furnizimit me ujë. Për të reforma për ujin është tepër pozitive dhe se duhet të ishte zgjidhur me kohë. ”Çështja e ujit të pijshëm duhet të ishte zgjidhur me kohë dhe ky takim është mbledhje rripash, mund të sjellë efekte pozitive.
Mënyra si kryeministri dhe zëvendëskryeministrja e parashtruan reformën, të lë të shpresosh që do të ketë një tjetër zgjidhje. Duhet që edhe drejtësia të thotë fjalën e saj siç u tha sot nga kryeministri”,-tha analisti. Për të angazhimet e qeverisë Rama me goditjen e ndërtimeve pa leje, reformën për mbetjet dhe sot për ujin e pijshëm, kanë të bëjnë me konkretizimin ndaj problematikave të qytetarëve.
”Ka një urgjencë për të qenë konkret në qeverisje, që institucionet të mos shohin retë por të shohin çfarë ndodh me problemet e përditshme. Fillesat e kësaj qeverie të re ende pa marrë formë, mendoj se konkretizimi i goditjeve të tij për ndërtimet pa leje, më pas qasja ndaj mbetjeve dhe sot për ujin e pijshëm mund të krijojë qeveri që pas shtatori të ketë qasje më konkrete ndaj problematikave që përkon me kërkesat konkrete në negociatat me BE”,-tha më tej.
KOHA JONË SONDAZH

