Reforma Territoriale, Boçi: Të shtohet numri i bashkive, të zbatohen rekomandimet e BE
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i cili është edhe bashkëkryetar në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, thotë se pa reflektimin e maxhorancës, demokratët nuk do të ulen në tryezë. Ai pohon se vijimi i punës në këtë komision duhet bërë pasi të largohet Edi Rama si kryeministër dhe vendi të udhëhiqet nga një qeveri teknike.
“Do duhet përkthyer në largim të kësaj qeverie, krijimin e një qeveria tranzitore që ndër të tjera realizon Reformën Territoriale. Duhet të ketë edhe refleksion në Parlament, opozita duhet të ketë të drejtat e saj, duhet të ketë të drejtën për komisione hetimore, për mocion me debat, për interpelanca me Kryeministrin që nuk vjen, me zëvendës kryeministren që është kapur në korrupsion. Për më të tepër duhet respektuar edhe konsensusi politik”, tha për A2 CNN.
Nëse plotësohen kushtet për t’u ulur në tryezë, demokratët duket se kanë gati propozimet e tyre. “Ne kërkojmë shtimin e numrit, sepse jemi përballë një numri të madh që ekzistonte por që çonte shërbim te qytetari i fundit dhe tashmë jemi në një zvogëlim por ka zbrazur Shqipërinë”.
Reformën e vitit 2015 e quan të dështuar, ku sipas tij harta është ndarje elektorale dhe jo administrative. Për të bashkitë do duhet të kenë më shumë kompetenca, pasi kjo është kërkesa edhe nga BE. Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Territoriale kërkon që të respektohen te gjitha rekomandimet që vijnë nga unioni europian.
KOHA JONË SONDAZH

