Reforma territoriale, Manja: Pse 46 bashki dhe jo 100? Lojë kungulleshkash

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, ka deklaruar në Kuvend se edhe numri prej 46 bashkish, i parashikuar në kuadër të reformës territoriale, mbetet i lartë. Duke iu përgjigjur diskutimeve mbi numrin e njësive vendore, Manja tha se Shqipëria duhet të synojë një numër edhe më të ulët bashkish, duke ruajtur njëkohësisht standardet për bashkitë minoritare.

“Dikush tha pse 46 bashki e jo 100? Lojë kungulleshkash. Personalisht mendoj se 46 bashki janë shumë, por ky është mendimi im personal”, u shpreh Manja.

Sipas tij, reforma territoriale duhet të vijojë me një fazë të dytë, ku edhe opozita të përfshihet në diskutime dhe vendimmarrje. “Ne duhet të kemi një numër më të vogël bashkish duke ruajtur standardin e bashkive minoritare që na bën krenarë si shtet”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manja i bëri gjithashtu thirrje opozitës që të bëhet pjesë e procesit, duke kritikuar qëndrimin e saj në komisionin e posaçëm të ngritur më herët. “Faza e dytë e reformës është t’ju ftoj të bashkoheni edhe ju këtë radhë, të shpëtoni atë që nuk e bëtë dot me komisionin e posaçëm që e latë në rrugë, latë qytetarët në fakt në rrugë”, tha kryetari i Komisionit të Ligjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?