Reforma Territoriale, PD propozon më shumë bashki! Berisha: Rajone si në Europë, në zonat malore komuna

PD ka avancuar me propozimet fillestare për ndarjen e re të territorit, me kryefjalë më shumë bashki, rikthimin e komunave në zonat malore dhe ndarjen e vendit në jo më shumë se 8 rajone, që do të zëvendësonin 12 qarqet aktuale. Në një tryezë që bëri bashkë drejtuesit e PD, përfaqësuesit në Komisionin e Reformës Territoriale, kryetarë bashkish dhe ekspertë, Sali Berisha tha se rajonet janë ndarja më e pranueshme në të gjithë Europën.

“Ne duhet t’i japim përgjigjen më të shkëlqyer dy çështjeve themelore. Së pari interesave dhe shërbimeve të qytetarëve shqiptarë. Së dyti, përshtatjen me të gjitha kriteret e BE-së, mbasi siç dihet Europa e Bashkuar është edhe Europa e rajoneve”, tha Sali Berisha.

Bashkëdrejtuesi i PD në komisionin e posaçëm për Reformën Territoriale, deputeti Luçiano Boçi tha se më shumë bashki do t’i jepnin pushtet real njësive vendore. ”Rritje numri bashkish sidomos tek zonat me mungesë shërbimesh. Zgjidha jonë rikonceptim i shërbimeve pranë qytetarëve, rritje llogaridhënie, forcon demokracinë vendore, nuk krijon kosto shtesë nëse shoqërohet me shpërndarje funksionesh. Opsioni unë konsiston edhe në rritjen e numrit të bashkive me rolin e rajoneve ose qarqeve, për të shkuar të decentralizimi real, bashki të shtuara plus rajone, numri është deri në 8 rajone, ose me qarqet aktuale me funksione të qarta dhe të përcaktuara. Thelbi është krijimi i bahskive të reja”, tha Boçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Propozimet e socialistëve, Boçi e quajti taktikë për të rikontrolluar votën territoriale. ”PS po përdor të njëjtat terma teknikë të 2015-ës, në formë sfidash si demografia, financat, shërbimet, kapacitetet, integrimi e të tjerë, por tani me një pamje të re, duke i ndërkallur ato brenda një projekti të brashtë politik me katër variante, të cilat faktikisht i lidh bashkë rikontrolli sa më absolut i votës politike”, tha Boçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?