Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Partitë me një mandat kanë të drejtën e propozimeve

Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri nga jashtë sallës së Kuvendit, tha se partitë me nga një mandat parlamentar, do të kenë të drejtën të bëjnë propozime dhe të marrin pjesë në diskutimet e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Deputeti socialist nënvizoi se objektivi kryesor i reformës është përmirësimi i procesit zgjedhor dhe garantimi i një sistemi që reflekton kërkesat e aktorëve politikë dhe standardet ndërkombëtare.

”Ne u kemi dhënë të drejtën të gjitha partive, edhe atyre që kanë nga një mandat, të kenë të drejtën e propozimeve dhe të diskutimit. Vetëm nuk janë anëtarë formalë të Komisionit të Reformës, për të ruajtur një numër funksional. Qëllimi është që procesi të jetë gjithëpërfshirës, duke u mbështetur te ekspertiza e ODIHR”, u shpreh Gjiknuri.

Nga ana tjetër, ai shtoi se komisioni i posaçëm do të trajtojë të gjitha rekomandimet e ODIHR-it dhe se çdo ndryshim do të pasqyrohet në ligjin zgjedhor. ”Këto çështje do të trajtohen në ligjin zgjedhor. Patronazhimi është një funksion politik në anëtarësinë e PS-së, nuk ka të bëjë me konceptin që përdoret rëndom në politikë. Çdo gjë është në tavolinë! Herën e fundit e ndryshuam sistemin zgjedhor bazuar në kërkesat e PD-së. Edhe këtë herë do të diskutojmë për variantin më të mirë”, tha Gjiknuri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?