Rehabilitimi i Lumit Gjanica në Fier, Rama: Nga një gangrenë mjedisore, kthehet në një nga shëtitoret më të bukura
Lumi Gjanica është rehabilituar tërësisht duke i dhënë zgjidhje një nga problematikave mjedisore në qytetin e Fierit. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet e rehabilitimit të lumit Gjanica pas përfundimit të punimeve të lotit të 3. Rama shkruan se ky projekt që ka transformuar këtë pjesë të qytetit, duke e kthyer nga një problem mjedisor dhe rrezik përmbytjesh në një nga shëtitoret më të bukura të zonës.
“Lumi Gjanica në Fier, faza 3, nga një gangrenë mjedisore dhe rrezik përmbytjesh, është kthyer në një nga shëtitoret më të bukura”, shkruan Rama. Ky investim është realizuar nga qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Përfundimi i lotit të tretë, me gjatësi 5 kilometra, lidhet me dy lotet e tjera të bëra më herët duke mbuluar të gjithë pjesën e lumit Gjanica që kalon përmes qytetit, duke krijuar një hapësirë të re publike dhe të sigurt për qytetarët. Projekti është pjesë e një transformimi më të gjerë urban që synon të rikthejë lumin Gjanica si një aset natyror dhe rekreativ të rëndësishëm për Fierin.
KOHA JONË SONDAZH

