Rëndohet situata nga moti i keq në Kukës, rrëshqitje dherash në hyrje dhe dalje të qytetit

Reshjet e dendura kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe rënie pemësh në hyrje dhe dalje të qytetit të Kukësit. Konkretisht në segmentin që lidh Kukësin me aksin Kukës–Morinë të Rrugës së Kombit, si edhe me rrugën Kukës–Shishtavec.

Ky segment hyrës-dalës i qytetit ndodhet gjithashtu nën pushtetin e ujit, por aktualisht nuk është i bllokuar për qarkullimin e mjeteve.

Fadroma e Bashkisë Kukës ka ndërhyrë dhe po punon për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e situatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?