“RENEA hyri në shtëpitë me dyer të blinduara”/ Klodiana Lala shpjegon goditjen e grupit të Inez Hajrullës nga SPAK

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka shpjeguar goditjen e grupit të Inez Hajrullës në Vlorë nga SPAK.

“Inez Hajrulla është person që mori drejtimin e grupit më të rrezikshmë në Vlorë pas vrasjes së Edison Harizaj, që dyshohej se kishte urdhëruar një seri vrasjes dhe kishte zhdukur disa persona në Vlorë, për të marrë kontrollin në territor, etj. Hajrulla, kur grupi drejtohej nga Harizaj, ishte personazh jo me peshë, u kishte mbijetuar tre atentateve. Kur mori drejtimin e grupit, filloi përplasjet. Më të fortën e ka patur me Fatmir Hysenin, grupin e tij, që është në kërkim ndërkombëtar si vrasës me pagesë. Akuza zyrtare shtë ajo e vrasjes së Santiago Malkos, krahu i djathtë i Martinajt.

Hajrulla kishte qëllim të ekzekutonte Fatmir Hysenin dhe Armando Sulejmanin. Nuk kapte dot këta personazhe, atëherë ai vendos, sipas komunikimeve të SKY ECC, të ekzekutojë kushëririn e tij Gentian Qarri. Vendosin në shënjestër Bledar Birçaj. Grupi i Hajrullës kishte hyrë në lokal kishte vendosur kamera dhe kontrollonte veprimet e Birçaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hajrullaj dhe Matodoshaj kanë akuzën e krijimit të kushteve. Janë duke u hetuar edhe ngjarje të tjera, që dyshohet se janë urdhëruar nga ky grup. Rezulton i përfshirë Flodian Plaku dhe një personazh Menduh Duka, pronar i disa kompanive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Si në të gjithë grupet, edhe në këtë grup, janë implikuar zyrtarë të policisë. Njëri është arrestuar në detyrë, dyshohet se informonte grupin.

Kur RENEA ka hyrë në përpjekje për të arrestuar Inez Hajrullën, janë kontrolluar vetëm katet e 8 të pallateve Oslo, pasi në SKY pretendonin se qëndronin aty. Kishte dyer të blinduara ishin shtëpi të monitoruara me kamera të rezolucioni të lartë dhe kishin komunikim me njëri tjetrin. Hetimi shtë maja e ajsbergut.

Nuk është zbërthyer ende aplikacioni i tij dhe kjo mund të hedhë dritë mbi një sërë ngjarjesh në Vlorë”, tha Lala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?