Replika/I dashuri Artur Zheji…

Te lexova me shume endje sot, si ngahera tek e fundit e u zhyta ne mendime.  Mua kur lexoj gjera te vlera me ngacmohen tallazet e mia qe shpesh me shtyjne tej ne detra te larget ku me arken e nje shkurtshkrojtjeje, duhet bere shume kujdes as per te mos humbur e as per te mos i rene gjate per kthimin ne baze….

Nga Arian Galdini

I dashur Artur,

A mos ndoshta ka ardhur koha qe ne shqiptaret te pyesim veten per cka kuptojme me shprese?
Sepse, kam nje grishtje te brendshme qe me shfryn me gjithe bulcite se ne jemi si nje vizatim femijesh ku te gjitha gjerat jane vendosur ne vendin e gabuar, perfshire ketu edhe konceptet. Tek elefanti kemi mbivendosur bleten, tek vici kemi lene rriqebullin, e tek pula kemi plasur kungullin.
Te lexova me shume endje sot, si ngahera tek e fundit e u zhyta ne mendime.
Mua kur lexoj gjera te vlera me ngacmohen tallazet e mia qe shpesh me shtyjne tej ne detra te larget ku me arken e nje shkurtshkrojtjeje, duhet bere shume kujdes as per te mos humbur e as per te mos i rene gjate per kthimin ne baze.
Ndaj ja ku po hedh shpejt e shpejt nyjet e mia qe me deftojne drejtimin per tiu qasur sa me prane atyre gjerave qe doja te te thoja.

Se pari, a jemi ne si shoqeri ne gjendje qe ti dallojme e percaktojme qarte ata politikanet me jashteqitje vitaminoze?
Nese ende nuk kemi pare nje tjeter lloj politikani ne anet tona ne keto 104 vite Shtet Shqiptar, cfare mund te na shtyje qe Politikanet e sotem plackites te na duken kategori e papranueshme?
Madje edhe kur ti, une e te tjere nxijme bojen e ngreme zerin per te theksuar grykesine, ligesine, batakcillikun, pamgopesine, lakmitarine, e madje edhe kokeboshesine e barkederririne e politikaneve qe na sundojne, a nuk ke ndjesine se fitojme vetem hove impotente vleresimi, por pothuajse aspak ngasje reale veprimi?
Se dyti, kjo kategoria e biznesmeneve qe ngjyejne rrotat e paguajne zarfet e permuajshme per partite e politkanet tane, a nuk jane ‘specia me intelektuale’ qe kemi neper tryezat, darkat e clirtesite zbavitese qe ne emernjohurit e ketij qyteti konsumojme, per tu ndjere te pranuar ne ato qe quhen Shtesat e Larta?
Ne ulemi me ta ne krye te tavolinave, e bezajme vetem per te deftuar se i trajtojme si te barabarte, ne nje kohe kur i durojme teksa flasin e flasin papushim per gjithesine, gjeostrategjine, politiken e brendshme dhe ate te nendhesheshme, e madje edhe per zhvillimet kulturore, akademike dhe universitare. Kur keta bejne batuta bajate ne gajasemi per tu bere kinse qejfin, kur keta flasin per shifrat e medha te parave qe shpenzojne per udhetime, investime, blerje, dashnore a pushime, ne fryjme syte si me maja birre dhe zgerlaqemi si te pafuqishem duke prekur karriget tona me friken se mos na e kane hequr nga tavolina. Keshtu qe keta ndihen te gjithedijeshem e gjithckaberes ne kete vend, edhe pse jane nje pjese e madhe prej tyre thjeshte emerhuazues per pastrim parash te pista politikanesh te korruptuar apo grupesh kriminale vendase dhe me gjere. Edhe pse ne me derrmueset e rasteve jane njerez kokeboshe, te pashkollua, marifetcinj e qenie te kermillta qe ngjiten pas parase mes gelbazeve qe leshojne ndersa puthin prapanica politikanesh te korruptuar dhe mafiozesh te maskuar. Ne e dime qe ne kete vend ka pak shume pak prodhim, e kesisoj pak shume pak biznesmene qe prodhojne nepermjet punes, djereses dhe imagjinates e talenteve. Ne e dime qe ne kete vend 50% e ekonomise eshte informale. Ne e dime qe ne me te madhen e sasise se sipermarrjeve qe kemi, ka gjithmone dy apo 3 libra kontabiliteti e bilancesh. Ne e dime qe me se shumti ata qe punojne ne Shqiperi, jane me tjeter rroge te paguar e tjeter te deklaruar. Ne e dime qe ne vendin tone prona rishperndahet me vendim Gjykate, behet evazion me pelqim, zhvillohen bizneset qe marin tendera dhe koncensione me liste Partie. E megjithate, kur ulemi neper tavolina a kur flasim per keta njerez, ne tregohemi te kujdesshem dhe etike duke i quajtur kapitaliste dhe investitore serioze. Packa se jane te mbytur ne kredi shumemilioneshe qe kurre nuk i paguajne, packa se blejne e shesin me shume se u mban xhepi, packa se rritjen a renien e tyre e percaktojne maredheniet e tyre me politikanet e korruptuar. Ne gjithesesi, keta i quajme motorin e zhvillimit te ekonomise. Jemi ne qe u krehim bishtin e nuk u kerkojme llogari. Jemi ne qe nuk u kerkojme te lejojne te drejtat e punetoreve per tu organizuar ne Sindikata. Jemi ne qe nuk u kerkojme te plotesojne kushtet e sigurise ne pune dhe te zhvillojne pergjegjshmeri sociale me e ne bizneset e tyre. Jemi ne qe nuk u kerkojme te ecin ne vije te drejte me ligjin, ose perndryshe te konsiderohen po aq te rrezikshem sa politikanet e koruptuar. Ja keshtu.
Se treti, kategoria e trete jemi ne, une ti, populli. Ne mbrapshtesisht jetojme nen gjendjen mendore e kulturale te fjales me te shemtuar ne bote. Ne pjesemarrim ne Parti, Protesta, aktivizem civil, publik, etj etj. Nuk e di kush e ka krijuar kete fjalen PJESEMARRJE, por duhet te kete qene shqiptar i kobshem, i lige, mallkim per te gjithe ne qe kemi ardhur pas tij e kemi trasheguar kete fjale prej tij. Spsorti yne kombetar eshte bere pikerisht marrja e pjeses. Ne shkojme ne Parti per te marre pjese. Ne dalim ne Protesta per te marre pjese. Ne bejme aktivizem politik, civil e publik, pikerisht per te marre pjese. Kjo ka skalitur kete shqiptarin qe gjithcka ben e ben si pjesemarrje, e ne fund pret qe gjerat te ndryshojne.
E si mund te linde, jetoje a clirohet shpresa ne nje vend ku te gjithe marrin pjese? Si?
A nuk do te ishte me mire sikur te binim te gjithe ne nje mendje qe kjo fjale duhet ndryshuar e kthyer ne PJESEBERJE, ne menyre qe shpresa ta kete nje shans?
Po nuk e beme kete, per shprese do flasim, shprese do kerkojme, por nga shpresa hic nuk do kuptojme e as degjojme asgje.
Sepse nese ne marrim pjesen, mbyllim gojen para sundimtarit qe na shtyp, politikanit plackites qe na rrjep e gerryen me gjithe kocka, biznesmenit qe na skllaveron, trafikantit qe behet deputet dhe horrit qe behet Kryetar Bashkie.
Nese ne do te vazhdojme te jemi populli dhe qytetaret qe marrim pjesen, do vazhdojme te shesim voten dhe blejme punen, shesim dengla e blejme diploma, shesim shpirtin e blejme frymen, japim dinjitetin e sigurojme nje karrige, dorezojme veten e hame nje kothere buke.
Kur te jemi pjeseberes, mund edhe te gjejme gjuhen e duhur per te shqiptuar fjalen shprese.
Sepse shpresa e pjesemarresve me mire te vdese, se ajo vetem shprese nuk eshte. Shpresa e vetme qe mund te ngirhet e te na na ngreje ne kembe neve si shoqeri eshte ajo e pjeseberesve.

Faleminderit i dashur Artur qe me bere marinar te vetes sime me shkrimin tend te shkelqyer, sepse sapo bera nje udhetim te vlefshem mes tallazeve te mia e u ktheva plot kenaqesi tek ty, sepse e di dhe e ndjej qe po kerkojme te njejten gje.

Vdekja e Shpresës së një shoqërie

SHKARKO APP