Reshjet e dëborës sjellin probleme në rrugët e Bulqizës

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendi është përfshirë nga dëbora dhe temperatura deri në minus 5 gradë Celsius, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Aksionet rrugore si Bulqizë-Peshkopi, Bulqizë-Tiranë, Qafë e Buallit-Kraste dhe Ura e Çerenecit-Librazh janë prekur. Trashësia e dëborës në qytet arrin deri në 5 cm, ndërsa në njësitë administrative Ostren, Trebisht, Zerqan, Fushë Bulqizë, Martanesh, ajo varion nga 5 deri në 20 cm në zonat e thella.

Një problem i veçantë mbetet aksi rrugor Lagje e Re me Lagjen e Vjetër, i cili prej dy ditësh është bllokuar nga prania e ujit, duke penguar kalimin si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?