Restaurimi i Manastirit të Spilesë drejt përfundimit, Kryeministri ndan pamjet (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur përmes një postimi në “Facebook” se restaurimi i Manastirit të Spilesë, një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë sonë kombëtare, po shkon drejt përfundimit.

“Më 8 shtator, në ditën e Lindjes së Hyjlindëses Mari, po i afrohemi përfundimit të restaurimit të Manastirit të Spilesë, një nga monumentet më të çmuara të trashëgimisë sonë shpirtërore e kulturore.

Punimet kanë përfshirë: Sondazhe arkeologjike e konsolidim strukturash, pastrim e heqje ndërhyrjesh të papërshtatshme, restaurim të kupolave, qemerëve, dritareve e dyerve, monumenti po rilind, duke ruajtur autenticitetin dhe historinë shekullore, si një akt besimi, dashurie e përkushtimi për brezat që vijnë”, ka shkruar Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?