Reuters transmeton live protestën, Taulant Balla: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla vë në dyshim përmasat e protestës dhe arsyet pse ajo ka marrë vëmendje të gjerë ndërkombëtare. Sipas tij, numri i pjesëmarrësve ka qenë i kufizuar dhe transmetimi i ngjarjes nga Reuters nuk lidhet domosdoshmërisht me çështjet lokale të ngritura nga protestuesit.

Ai shprehet se fokusi i organizatorëve dhe i mbulimit mediatik nuk është tek problematikat e Zvërnec apo të Shqipërisë në përgjithësi, por tek interesa të tjera që, sipas tij, qëndrojnë pas organizimit dhe promovimit të protestës.

”Si mund të bëhej një vend i vogël si i yni një lajm global? Si mund të jetë një protestë lokale, tek e cila sot ka edhe më pak se dy mijë pjesëmarrës, në një spektakël ndërkombëtar që e bën Reuters ta transmetojë live? Këta me përkushtimin “profesional” të mos e lëvizë planin majtas ose djathtas, sepse aty mbaron edhe prezenca e pjesëmarrësve. Pastaj shikojeni titullin që vendoset, për të kuptuar se nuk ua ndjen për Zvërnecin, as për Shqipërinë, për këta “aktorët” pjesëmarrës në këtë teatër pa kuptim jo e jo. Kanë hall tjetër. PA KOMENT”,-shkruan Balla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?