REZOLUTË | Ne, Bandat e Durrësit, Shijakut, Sukthit, Fushkrujës dhe Krujës deklarojmë…
*REZOLUTË* -for immediate release–
Perfaqesuese demokratike te sektorit, me mbulim 100% te territorit te qarkut si dhe nyjeve kryesore te trafiqeve me rruge tokesore, detare dhe ajrore;
Te bindur se shprehim mendimin e bandave partnere ne te gjitha qarqet e tjera, por nese ato nuk kane te njejtin mendim me ne, i lajme hesapet me vone;
Te organizuara me qellim perdorimin e lidhjes sone ne organizata per te intimiduar te tretet me qellim perfitimin ekonomik nga licencat, lejet, koncensionet, tenderat, pronat publike apo cdo aktivitet tjeter ekonomik fitimprures, si dhe per te siguruar vota dhe fituar zgjedhjet per Partine Socialiste dhe aleatet e saj;
Duke falenderuar drejtuesit vendore ne qark dhe vecanerisht Kryeministrin (e pacim sa malet) per gjithe hapesiren qe na lejon duke mos na vene pas policine dhe duke na ofruar marreveshje per shkembim te perfitimeve ekonomike kundrejt votave;
Te organizuar ne ate qe e quajme Komisioni, sipas modelit te homologeve tane siciliane, i cili koordinon mbarevajtjen e puneve te Bandave tona, me qellim shmangien e mbivendosjes se interesave dhe operacioneve tona per te shmangur vellavrasjen mes pjestareve te organizatave tona;
Duke mbeshtetur plotesisht deklaratat e Kryeministrit, shprehim shqetesimin tone te madh per vonesen e reformes ne drejtesi, bllokimin e saj ne opozita dhe mosngritjen e SPAK ku synojme me ndihme te Kryeministrit te fusim njerezit tane sic na e ka mundesuar me parlamentin, bashkite dhe organe te tjera ku ka pushtet me para;
Shprehim me force denimin e tone per aktin antikushtetues te Presidentit per anulimin e dates se zgjedhjeve (u bo ai!);
Te indinjuar per nderhyrjen e tij brutale duke na nderprere kontratat tona me qeveritaret socialiste te shkembimit te votave per perfitime ekonomike me;
Mbeshtesim plotesisht veprimin e KQZ per konstatimin nul te dekretit te Presidentit;
Mbeshtesim pa rezerva Parlamentin ne proceduren e shkarkimit te Presidentit, duke siguruar se i kemi dhene udhezime te prera perfaqesuesve tane ne Parlament per te votuar pro shkarkimit, duke u angazhuar te lobojme edhe prane bandave te tjera ne qarqet e tjera te bejne te njejten gje, si dhe duke u angazhuar te bindim me metodat tona keta zevendesuesit e opozites, perfshire presionin, rryshfetin apo edhe kontrollin e sekretit te votes per te cilin kemi zhvilluar metoda speciale;
Se fundi, garantojme qe zgjedhjet do te zhvillohen me 30 qershor sic e ka shpallur me VKM Kryeministri Edi Rama, me nje rezultat spektakolar per te dhe bindes per Lali Erin, Griselden, Romanen, Francesken si dhe miqte tane evropiane.
Falenderojme avokatin (emrin nuk po e vejme per arsye te ligjit per mbrojtjen e te dhenave personale) per hartimin e kesaj rezolute se ne nuk ia themi letrave.
Durres, 11.06.2019