Rezultatet e PISA-s, Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të rajonit në arsimin parauniversitar

Kryeministri Rama reagoi sot për rezultatet e testimit PISA 2025.

Në një videomesazh, Rama tha se Shqipëria ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, duke theksuar se vendi ka riarritur rritjen pas rënies që shkaktoi periudha e pandemisë COVID-19.

“Ka ditë që çohem për në punë me idenë që kjo është detyra. Ka ditë që shkoj në punë me një mendim që e përcakton ditën rezultati i një çështjeje që është në tryezë, e ka ditë si kjo e sotmja që shkohet në punë me një kënaqësi shumë të madhe, sepse dje morëm një rezultat/ një dëftesë për të cilën kemi punuar shumë fort”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i Qeverisë nënvizoi se është punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar të gjitha pikat e nevojshme.

Rama tha se “Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, është një dëftesë që u takon atyre që janë drita e syve të këtij vendi, nxënësve tanë”.

“Kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025. Një test i cili përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim. Jo vetëm kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm pas atij momenti çoroditjeje që shkaktoi COVID, ku të gjitha vendet ranë dhe ne patëm një rënie të ndjeshme, që na dha një shuplakë pas një periudhe të mëparshme rritjeje, të butë, por konstante”, theksoi ai.

“Sot jemi faktikisht të parët në rajon. Të parët në rajon duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe në çdo sektor. Në këtë rast i bën një nder shumë të madh jo vetëm qeverisë, por i bën një nder shumë të madh në radhë të parë të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë. I bën një nder shumë të madh edhe drejtuesve të shkollave, natyrisht pas mësuesve. Kemi bërë një punë kolosale”, shtoi Rama.

Kreu i Ekzekutivit pohoi se “shkolla e drejtorëve është një histori e qartë suksesi”.

“I bën një nder shumë të madh vendit si i tillë, sepse krijon një lehtësi psikologjike prindërve, prindërit e mbytur nga balta dhe jargët të çfarëdolloj dhembjeje në kanalet sociale. Që ngarkojnë psikologjikisht gjithë popullatën. Është një rezultat fantastik dhe inkurajues i jashtëzakonshëm, një rezultat që flet për punën shumë të mirë të bërë nga Ministria e Arsimit dhe ndjehem shumë mirë. Shqipëria del e para në rajon në një test të së ardhmes”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?