Rienergjizimi i PS për zgjedhjet, Rama thumbon opozitën: Ku janë tani që flasim?
Asambleja e PS-së në Tiranë vijon rienergjizimin në njësinë 3 në Tiranë, ku ndodhet i pranishëm kryeministri Edi Rama. Kryesocialisti tha sae ky është takimi i parë në një ansamble ku rezultati është në rritje duke shprehur mirënjohjen. Rama tha edhe se hapja e negociatave me BE është histori, ndërsa s’mungoi ironia ndaj opozitës. ”Ata ku janë tani, në ktë orë që po flasim? S’janë duke fjetur gjumë se Luli po, po ata të tjerët ku janë? Janë nëpër kafe, janë nëpër shtëpi. Me siguri s’janë duke bërë takim se si do të organizohemi, por kjo s’është sot, është çdo ditë, çdo pasdite. Pastaj thonë ja patronazhistët, ju jeni patronazhistët, suksesin nuk na e fal njeri”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

