Rihanna mbledh 3 milionë dollarë për bamirësi

 

Kengwtarja e njohur Rihanna dukej e mrekullueshme, teksa u shfaq në tapetin e kuq të eventit “Diamond Ball 2015”, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes në Santa Monica të Kaliforisë.
27 vjeçarja shkëlqeu me fustanin ngjyrë ari të stiluar nga Dior, ndërsa arriti që të mblidhte plot 3 milionë dollarë të ardhura, që do të shkojnë për bamirësi.
“Fondacioni Clara Lionel”, u krijuar në vitin 2012 të nga vetë Rihanna, në nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite dhe ka për qëllim të përmirësojë cilësinë e jetës për komunitete të ndryshme në botë. Duke folur për këtë mbrëmje, për revistën “People”, RiRi u shpreh tepër entuziaste. “Energjia, pjesëmarrësit dhe ndjesia, gjithçka është e mrekullueshme”, tha krijuesja e hitit “Bitch Better Have My Money”, ndërsa shtoi se ndihej tepër e emocionuar që rrethohej nga njerëz të dashur, që e mbështesin atë në kauza të rëndësishme për të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?