Rihapen regjistrimet në shkolla për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta
Ditën e nesërme do të rihapen regjistrimet në shkolla për nxënësit e klasave të para dhe të dhjeta.
Njoftimi u bë me dije nga Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu e cila sqaroi se më 5 shtator nga ora 08:00 deri në 24:00 prindërit mund të regjistrojnë fëmijët përmes portalit e-Albania.
“Njoftohen të gjithë prindërit që ende nuk i kanë regjistruar fëmijët në shkollë që për nxënësit në klasat I- ra dhe X-ta do të rihapen regjistrimet në portalin eAlbania, më datë 5 SHTATOR nga ora 08:00-24:00.
Lutemi në mirëkuptimin tuaj për të përmbyllur regjistrimin në afatin e mësipërm, një proces që kryhet online dhe ju merr vetëm pak minuta kohë”, shkruan Manastirliu në Facebook.
Viti i ri shkollor nis më 8 shtator për arsimin bazë dhe të mesëm ndërsa mbyllet më 12 qershor 2026.
KOHA JONË SONDAZH

