Rikthehet Aida Shtino me “Për Ju”

 

U bë kohë që Aida Shtino e emisionit “Njerëz të Humbur”, mungon në ekran. Vetë gazetarja ka bërë të ditur rikthimin e saj sërish në television me anë të një postimi në rrjetin social facebook. Kësaj radhe projekti i saj televiziv titullohet “Për Ju”.

Ja çfarë shkruan ajo në facebook:

“E dini kush eshte kuptimi i vertete i drites ne jeten tone?
Te shikosh gjithe erresiren, me syte plot drite…
Kete here une do te vij tek ju, publiku im i dashur me projektin tim me te ri:
"Per Ju"
"Per Ju " te cilet meritoni te ndricoheni…
"Per Ju" qe keni ngelur ne haresen e viteve…
"Per Ju" qe nuk e keni ditur deri tani…
Sa do te doja te isha zog, te kaperceja male, kodra,dete dhe oqeane vetem e vetem qe tiu thoshja njerzve te mi te dashur , "Mirmengjes". " Ju dua shume". Vetem e vetem te shikoja pak, vendin tim, shtepine time, nenen time…
"Per Ju" nga Aida Shtino.
Se shpejti fillon trasmetimin ne Televizionin Ora Neës. Çdo te premte ora 21:00.”

S.L

 

SHKARKO APP