Rikthehet historia e Bleona Matës, nëna: Kemi infomacione se…

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj bëri bujë në media me kërkesën e vazhdueshme të nënës për të mësuar mbi fatin e 6 vjeçares asokohe. Bleona sot është 14 vjeç. Kjo histori rikthehet në vëmendje të oponinit publik me kërkesën e nënës Bukurie Veizi, e cila shprehet se është e gatshme të shkojë edhe në fund të botës për vajzën e saj. Arsyeja e ardhjes në studion e “Pa gjurmë” lidhet me sinjalizimet e vazhdueshme që nëna e Bleonës ka marrë që lidhet me vendodhjen e mundshme të vajzës, sot një adoleshente.

”Kam informacione të reja se vajza është në një vend fqinj. Kush e ka parë dhe kush di të më japë informacionin e saktë. Unë për Bleonën nuk e kursej dhe jetën. Dua vetëm t’i dëgjoj zërin dhe asgjë tjetër dhe ta di se si është. Por nuk tregoj shumë detaje”,- tha Bukurie Veizi, nëna e Bleonës.

Një ndër arsyet që nëna ka kërkuar që ta mbajë të fshehtë këtë informacion është pasi më herët edhe të tjerë kanë përfituar nga rasti i Bleonës. Një emigrant shqiptar, nga Londra i kishte pohuar se e ka parë Bleonën dhe se i ka dërguar edhe një foto, sesi ishte ajo sot. Ndërsa një person nga Maqedonia pretendon se e ka kaluar ai të miturën matanë kufirit dhe i ka kërkuar 25 mijë euro për t’i mundësuar takimin me vajzën. Por a është vërtetë ajo Bleona Mata?

”I ngjan shumë vajzës sime. Vajza është në Londër. E kanë regjistruar me emin Elif dhe e kanë rritur një vit më shumë. Më ka dhënë shumë detaje dhe më tha që mua më paguajnë vetëm për t’i blerë ushqim vajzës. Më kërkoi para dhe i çova sepse më tha që do të më kalonte vajzën në telefon. Por ishte një mashtrues. Policia më tha që e kishin kapur por ai nuk kishte asnjë informacion për ngjarjen”,-tha më tej nëna.

Pas humbjes së vajzës së saj, Bukuria fajësoi Begzim Isën dhe një vajzë 14-vjeçare të quajtur Qamile për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleonës. ”Vajza ime e vetme nuk gjenden askund. Vajzat nuk treguan krimin. Kam dyshime se vajza ka kaluar në Kosovë. Begzimi mori djalin e tezes së tij, çfarë mund të pritet tjetër nga ai njeri? Nga 5 vajzat kërkoj vajzën time. Halla e vajzës më thotë se kishte dëgjuar një fërshëllimë. Dhe në atë moment vjerra ime e ka parë një person me kapuç në kokë dhe me çantë në mal pas vajzave”.

Begzim Isa u arrestua në vitin 2013 nga policia e Kukësit, pasi kishte rrëmbyer e mbajtur peng për disa orë një fqinj të tijin vetëm 8-vjeç me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Falë ndërhyrjes së uniformave blu, 8-vjeçari u la i lirë dhe i shpëtoi trafikimit. Afërsia dhe të qenit nga e njëjta zonë ku ka humbur Bleona, bënë që policia të dyshojë për përfshirjen e Begzim Isës në zhdukjen e Bleonës, por kjo akuzë nuk u arrit që të provohej. Avokati Eduart Mullaraj, i pranishëm në studio u shpreh se Qamilja duhet të arrestohej për shkak të moshës por gjithmonë në praninë e një psikologu pasi për sa kohë fëmija nuk është gjetur do të thotë që është kryer një vepër penale. /Shqiptarja.com/

SHKARKO APP