Rikthimi në kuvend, deputetët e PD-së në superformë dhe pas 3 muajve protestë (FOTO)

Marrëveshja që siguroi rikthimin e Partisë Demokratike dhe të aleatëve të saj në kuvend për votimin e pjesës së mbetur të Vettingut por mbi të gjitha pjesëmarrjen në zgjedhje, erdhi pas negociatave mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Seanca e djeshme parlamentare, e jashtëzakonshme u thirr për ndryshimet e reja në qeveri, shkarkimi i Ministrave të qeverisë Rama dhe zëvëndësimi i tyre me Ministra Teknikë të PD-së dhe votimin e kreut të ri të KQZ dhe avokaten e re të popullit. Një seancë ku nuk munguan debatet, shaktë, batutat dhe sigurisht ribashkimi i 126 deputetëve që votuan ndryshimet.

Rikthimi i demokratëve në kuvend, u prit me interes edhe nga media, ku fotoreporterët kishin gati aparatet e tyre, për të fiksuar çdo lëvizje të deputetëve demokrat. Siç mund të shihet edhe në fotot e mëposhtme, grupi parlamentar i PD-së dhe aleatët shihen më të kuruar se kurrë dhe më të qeshur se kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?