Rimbursimi i TVSH, Këshilli i Investimeve i jep 10 rekomandime qeverisë

Këshilli i Investimeve, i jep 10 rekomandime qeverisë pas një studimi të thelluar rreth procesit të rimbursimit të TVSH-së ndaj bizneseve, ka dalë me 10 rekomandime drejt qeverisë dhe instancave të saj për përmirësime të mëtejshme. Propozimet lidhen me respektimin e afateve ligjore për rimbursim, me një transparencë më të madhe, lehtësim i procedurave etj. Janë 10 rekomandime drejtuar qeverisë.

“Të vijojë zbatimi i rimbursimit automatik i TVSH-së për eksportuesit mbi 70% brenda 30 ditëve, brenda 30 ditëve për eksportuesit 50-70% sipas analizës së riskut dhe brenda 60 ditëve për të gjithë tatimpaguesit e tjerë, po sipas vlerësimit të analizës së riskut. Zbatimi efektiv i sistemit të riskut që të mundësojë reduktimin në praktikë të numrit të kontrolleve në përgjithësi të administratës tatimore (përfshirë edhe kontrollet për rimbursimin e TVSHsë).

Thjeshtimi i mëtejshëm i procedurave të rimbursimit të TVSH-së, bërja transparente e procedurave të brendshme në trajtimin e rasteve të rimbursimit të TVSH-së, përmirësimi i informacionit të DPT nëpërmjet një website interaktiv (përfshirë një help desk ose hub), për biznesin në funksion të edukimit fiskal të tatimpaguesve dhe rritjes së transparencës, por, mbi të gjitha, një shërbim më i strukturuar.

SHKARKO APP