Rinas, gati 200 mijë pasagjerë më shumë

Numri i pasagjerëve në “Tirana International Airport” (TIA) u rrit në 2015-n.

Sipas statistikave zyrtare të TIA-s, numri i pasagjerëve gjatë vitit 2015 llogaritet 1,997,044 pasagjerë me një rritje prej 186,729 pasagjerësh krahasuar me vitin 2014. Gjatë vitit 2014 u regjistruan 1,810,315 pasagjerë.

Më 1 prill 2016, qeveria e Shqipërisë dhe Tirana International Airport (TIA) nënshkruan një marrëveshje kyç, e cila shënon një hap të madh drejt zhvillimit të transportit ajror në Shqipëri dhe liberalizimin e fluturimeve ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndryshimi i marrëveshjes së koncensionit u arrit pas negociatave intensive mes palëve, e tashmë do të votohet në parlament, për t’i hapur rrugë zhvillimit, ndërtimit dhe operimit të aeroporteve të tjerë në Shqipëri.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas marrëveshjes së përbashkët, kompanisë Tirana International Airport i është dhënë një zgjatje e afatit të koncesionit prej dy vitesh duke mundësuar kështu hapjen e Aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare. Kjo do të thotë se afati i koncesionit do të shtyhet deri në vitin 2027.

Më tej, në rast të vënies në përdorim të një aeroporti tjetër apo aeroporteve të tjera, si Vlora ose Saranda, afati i koncesionit do të shtyhet me 0.5 vite të tjera për çdo vit operimi të këtyre aeroporteve jugore.

Në vitin 2005, TIA mori në menaxhim Aeroportin e Rinasit kur ai i shërbente rreth 600,000 pasagjerëve në vit. Në vitin 2015, Aeroporti i shërbeu më shumë se 1.9 milionë pasagjerëve, duke shënuar një rritje domethënëse dhe duke ndryshuar imazhin e Shqipërisë si portë hyrëse moderne dhe me standardet më të larta evropiane.

Bazuar në Marrëveshjen e Koncesionit të nënshkruar në vitin 2004 me Qeverinë e Shqipërisë, afati i koncesionit prej 20 vitesh për menaxhimin e Aeroportit Ndërkombëtar filloi në vitin 2005, duke përfshirë të drejtën e ekskluzivitetit mbi fluturimet ndërkombëtare.

Por, burime jo zyrtare bënë të ditur se TIA dhe kompania kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund” janë drejt përfundimit të negociatave për shitjen e koncesionin e Rinasit. Burimet thanë se koncesioni pritet t’i shitet për rreth 90 milion dollarë kompanisë kineze “Everbright Global Airport and Investment Fund”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?