Ringritje energjetike: Reshjet rikthejnë kapacitetin e Fierzës

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë sjellë një përmirësim të dukshëm të rezervave hidrike në kaskadën e Drinit, duke përmbysur situatën kritike të shkaktuar nga thatësira e zgjatur.

Në Hidrocentralin e Fierzës, prurjet kanë qenë veçanërisht të larta. Vetëm në 24 orët e fundit, në liqenin e Kukësit janë regjistruar rreth 900 metra kub ujë në sekondë, duke mundësuar rritjen e shpejtë të sasisë së ujit në rezervuarin më të madh hidroenergjetik të vendit.

Aktualisht, niveli i ujit ka arritur në 272 metra, ndërsa kuota maksimale është 298 metra dhe ajo minimale 248 metra. Ky nivel konsiderohet optimal për funksionimin efikas të katër agregatëve të HEC-it të Fierzës dhe garanton një prodhim të qëndrueshëm të energjisë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Situata korrespondon me kushtet tipike të stinës së vjeshtës dhe dimrit, periudha që zakonisht shoqërohen me reshje të bollshme dhe rritje të prurjeve në lumenj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm një muaj më parë, kaskada e Drinit shënoi minimumin historik të nivelit të ujit, duke nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit, një dëshmi e shkallës së mungesës së ujit dhe presionit të thatësirës mbi prodhimin energjetik.

Falë reshjeve të fundjavës, situata është stabilizuar ndjeshëm, duke krijuar kushte më të favorshme për furnizimin me energji elektrike në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?