Riselda: Burri im Hajdin Sejdia është 63 vjeç, por bëjmë seks çdo ditë!

Ka qenë i ndezur debati pasditen e së enjtes në studion e Rudina Magjistarit në emisionin “Takimi i pasdites”. Tema ishte: “A funksionojnë martesat me diferencë të madhe në moshë?”. Një nga mbrojtëset e lidhjeve të tilla ishte Riselda Sejdia, pedagoge e Universitetit të Arteve, bashkëshortja e biznesmenit të njohur prej vitesh në Shqipëri Hajdin Sejdia. Ata kanë një diferencë moshe prej 30 vitesh. Aktualisht Sejdia është 63 vjeç ndërsa martesa e tyre është gati 10 vjeçare. Fillimisht debati u rrotullua tek pamundësia për të kënaqur partnerin në seks te lidhjet me diferencë të madhe në moshë. Riselda e kundërshtoi këtë, me një deklaratë që ka shkaktuar jo pak ilaritet në studio dhe jo vetëm: “E keni gabim tha ajo. Me bashkëshortin tim bëjmë seks çdo ditë. Ai është si një 25 vjeçar. Aq shumë do seks sa edhe më besdis” – tha Riselda. Pyetja e Rudinës ishte se si do tja bëjë pak më vonë në këtë drejtim Nuk mungoi edhe batuta e Mitro Çelës, sipas të cilit problemet në shtrat do të duken pas pak vitesh. “Do t’i shohësh problemet kur ai të jetë 75 vjeç” – tha Mitro Çela. Debati në studio u ndez disa herë, por Riselda këmbënguli se nuk ishte martuar me të për paratë e tij dhe se ndihej shumë mirë me zgjedhjen që kishte bërë.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?