Ristani: Bllokimi i monopatinave nuk është vendim i bashkisë

Mbledhja e sotme e këshillit bashkiak të Tiranës u shoqërua me debate lidhur me bllokimin e monopatinave elektrike. Përfaqësuesit e opozitës kërkuan shpjegime për bllokimin e monopatinave elektrike, i cili nisi më 12 tetor pas kërkesës së Ministrisë së Brendshme ndaj Policisë së Shtetit. Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, tha se bashkia duhet që t’u japë një zgjidhje qytetarëve se si do të lëvizin pas bllokimit të tyre.

“Kjo bashki ka promovuar përdorimin e monopatinave për të lehtësuar trafikun, a ka një alternativë që bashkia do t’i japë atyre që i kanë blerë. Kjo bashki duhet që të kishte dhënë zgjidhje pas bllokimit të monopatinave dhe në vende të tjera bashkia ka ndërhyrë me një zgjidhje. Kjo bashki e ka promovuar vet dhe sot bllokohen. Ju nuk mund të ngrini duart lart dhe të thoni e ka Ministria e Brendshme”, theksoi Shabani.

Ndërsa Dorjan Teliti i PD-së kërkoi informacion për fatin e mjeteve të sekuestruara, duke theksuar se po dëmtohen gjatë transportit dhe se qytetarët i kanë blerë me shpenzimet e tyre. Kryetarja e komanduar e bashkisë, Anuela Ristani tha se “vendimi për bllokimin nuk është vendim i bashkisë. Alternativa e ofruar për lëvizje është transporti publik dhe korsitë e biçikletave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?