Rita Ora: Jeta më ka mësuar të mos dorëzohem kurrë
Këngëtarja me famë botërore Rita Ora ka dhënë një intervistë për gazetën britanike "The Guardian" duke treguar shumë detaje interesante për jetën e saj private.
E lindur në Prishtinë, 24-vjeçarja Rita Ora kishte ardhur në Londër me familjen e saj kur lufta në Kosovë ishte në valën më të madhe. Ajo u shkollua në shkollën e artit "Sylvia Young" dhe në vitin 2009 ka nënshkruar me Roc Nation të Jay Z.
Albumi i saj debutues "ORA" ishte në pozitën e parë në vitin 2013 dhe kishte aktruar në disa pjesë në filmat si "Fifty shades of Grey" dhe "Southpaw". Ndërsa tani është anëtarja më e re e jurisë së X-Factor. Një pjesë e intervistës për Guardian:
Cili është kujtimi yt më i hershëm?
Kur kam qenë shtatë vjeçare dhe duke luajtur ‘fshehtas’ në varrezat e Earl Court, askush nuk ka mundur të më gjejë dhe un kam menduar se do të vidhem nga shpirtërat.
Për cilën gjë të vjen më keq nga vetja jote?
I bllokoj njerëzit kur flasin me mua. Kjo gjë del të jetë shumë e vrazhdë por nuk mund të koncentrohem në dy gjëra në të njëjtën kohë.
Cilën gjë e urreni më shumë tek të tjerët?
Gënjeshtrën.
Cili ka qenë momenti yt më i sikletshëm?
Kur më ka dal gjoksi aksidentalisht për herë të parë, në Lovebox në vitin 2009.
Përveç pronave, cila është gjëja me e shtrenjtë që ke blerë ndonjëherë?
Një orë dore Rolex për babin tim.
Cili është posedimi yt më i çmueshëm?
Qeni im, Cher.
Cila është fotoja jote e ballinës në telefon?
Një reklamë e vjetër e Versace me Cindy Crawford dhe Claudia Schiffer.
Çfarë nuk të pëlqen nga pamja jote?
Të pasmet e mia dhe vithet e epërme.
Kush do të doje të luajë rolin në filmin për jetën tënde?
Julianne Moore. Ajo është e bukur.
Cila është fjala jote e preferuar?
"Major" (E madhe)
Cili libër të ka ndryshuar jetën?
"A Million Little Pieces" nga James Frey.
Cila është gjëja më e keqe që dikush të ka thënë ndonjëherë?
"Nuk mund ta bësh".
Cila është gjëja e "ndaluar" që të kënaq më së shumti?
Djathi.
Çfarë ose kush është dashuria më e madhe e jetës tënde?
Dashuria ime e parë. Ne jemi lidhur kur kemi qenë 16 vjeç por më pas as nuk jemi dëgjuar më.
Si ndihesh kur je në dashuri?
Sikur je duke fluturuar.
Cila ishte puthja më e mirë e jetës tënde?
Kur nëna ime më puth në ball.
A ke thënë ndonjëherë "të dua" ndokujt por nuk e ke menduar me të vërtetë.
Po, nuk do ta mohoj këtë.
Kë do kishe ftuar në dasmën e ëndrrave tua?
Blondie, Tina Turnerm David Bowie dhe Michelle Obama.
Cili ishte zhgënjimi më i madh për ty?
Kur më kanë dështuar dy marrëveshje për incizime kur isha 14 dhe 17 vjeçe.
Nëse do mund të rregulloje të pasmen, çfarë do kishe ndryshuar?
Atë se kam menduar se nuk di çdo gjë.
Nëse do ktheheshe në kohë, ku do kishe shkuar?
Në Kosovë dhe do kisha ndalur luftën.
Kur ke qarë për herë të fundit dhe pse?
Kur jam nderuar si ambasadore e Kosovës nga presidentja në korrik.
Kur është herë që ke qenë më afër vdekjes?
Vdekja është frika ime më e madhe. Unë kam pasur sulme paniku kur kam qenë e vogël dhe shpesh kam thënë ‘Mami, nuk dua të vdes. Kam shkuar në terapi për këtë dhe ende mundohem të shkoj çdo javë.
Cila është gjëja që do të përmirësonte kualitetin e jetës tënde?
Një kopsht i imi.
Cila këngë do të doje të luhet në funeralin tënd?
"My Way" nga Frank Sinatra.
Cili është mësimi më i rëndësishëm që të ka mësuar jeta?
Kurrë të mos dorëzohem.