Rita Ora me avion privat në Prishtinë
E qeshur dhe në humor të mirë. Vetëm pak sekonda më parë kjo ishte pamja e yllit tw muzikës me famë botërore, Rita Ora, në çastet e saj të fundit në tokë shqiptare.
Kështu i ka dhënë fund këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare vizitës së saj në vendlindje, Kosovë, ku ishte e ftuar në dasmën e miqve të saj, Arlitit dhe Filizit.
Pak përpara se të ngjitej në avion, madje pikërisht te shkallët e charterit të saj privat, Rita ka shkrepur edhe fotografinë e fundit, ku duke e buzëqeshur dhe e kënaqur për këtë vizitë, ku duket se e kanë pritur mjaft mirë.
Fotoja ka përfunduar menjëherë në Instagramin e këngëtares me fjalën “Po kthehem në shtëpi”.
Vetëm pak minuta më parë ajo kishte hedhur një tjetër foto, ku shprehte se e kishte kaluar mirë në dasmë dhe se falënderonte çiftin e sapomartuar.