Rita Ora, një princeshë në tapetin e kuq (FOTO)

 

Bambi Awards, është një nga evenimentet më të rëndësishme në Gjermani, ku vlerësohen artistët ndërkombëtar dhe kjo është e një mënyrë për të motivuar jo vetëm fansat e tyre por dhe artistët e rinj. Evenimenti u mbaj në Berlin, me një skenë madhështore dhe me një tapet të kuq ku kaluan yjet e ekranit të madh.

Ka shkëlqyer ylli i ri i muzikës pop, Rita Ora, jo vetëm me veshjen e saj, si të një princeshe por edhe për performancës e shkëlqyer që ka dhuruar për publikun, hitin e ri "Body on me". Skena ku performoi Ora, ishte e dekoruar me lule dhe e gjithë në tërësi është kompozuar thjeshtë dhe bukur. Për pamjen e Orës është kujdesur, Marchesa fashion. Por nuk ka ikur nga Berlini pa marrë dhe një çmim. Është vlerësuar me çmim Artistja më e mirë Ndërkombëtare. Rita Ora gjithmonë vjen me surpriza për fansat e saj, siç ishte dhe debutimi në turin e Madonnës. Për të gjithë adhuruesit e Orës, nuk ta ndjekin dhe në rolin e saj si anëtare në X Factor Uk 2015.

 

R.Sh

SHKARKO APP