Rita Ora, një simbol i modestisë!

E kush do ta kishte menduar që në një dasmë të thjeshtë në Kosovë, do të ishte në mesin e të ftuarve dhe këngëtarja me famë Botërore, Rita Ora. Është cilësuar si këngëtarja e cila krijon hite si ai i fundit me Chris Broën- Body on Me, e që mban vendet e para në klasifikimet muzikore. Këngëtarja më e paguar për vitin 2015, me qindra koncerte e turne. Ajo la të gjitha angazhimet e saja, koncertet, X Factor Uk dhe gjeti kohën për të ardhur në vendlindjen e saj së bashku me familjen për dasmën e mikut të familjes.

Rita Ora dhe familja e saj në Kosovë

Mediat kishin ditë që njoftonin ardhjen e saj në Kosovë por askush nuk e mori seriozisht dhe e anashkaluan si lajm i kategorisë rozë. Por ajo i la të gjithë me fytyrë të ngrirë kur u shfaq në vendin ku do tu zhvillonte dasma. Me buzëqeshje e duke ju kërkuar falje fansave që nuk ju kushtoi kohë por ju tha në shqip: Më falni! Ajo është shoqëruar nga familja e saj, e së bashku ata janë argëtuar e janë gëzuar. Ata kanë ardhur në Kosovë me një avion privat dhe janë akomoduar në një ambient, ku ruhet nga forca speciale të sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hyrja modeste në restorant e përshëndetja me dorë në zemër

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe në hyrjen në restorant erdhi e qeshur dhe gjithë mirësi, përshëndeti shqip të zotin e dasmës dhe u fut në radhë për të takuar familjarët e çiftit. Me dorë në zemër ju shprehte mirënjohjen dhe se sa krenare  ishte që  ajo dhe familja e saj ishte ftuar në dasmë. Nëse nuk do ti kishim parë vetë fotot, apo pjesë filmike që Rita kërcen, kënaqet dhe argëtohet në dasmën e miqve të familjes së saj në Kosovë, nuk do ta kishim besuar.  Me shumë mundësi nuk i ka kuptuar aq sa duhet këngët, apo fjalët e muzikës shqipe por një artiste globale si ajo, mjafton që nën tingujt muzikorë të përshtatet. Ajo kërce vallet e saja tradicionale, më mirë se të pranishmit, se kërcente me zemër. Ajo erdhi vetëm me familjen dhe pa asnjë truprojë edhe pse i ka me shumicë.

Veshja e saj përshtatet me çdo detaj të një dasme

 Fustani i kuq i shkonte më së miri Ritës, dhe sipas informacioneve atë fustan e ka dizajnuar një stilist nga Kosova. Aksesorët në duart i shtuan më shumë bukuri pamjes së tashmë Rita kishte marrë. Këpucët e kuqe seç ja shtuam më shumë shkëlqimin Ritës.

Përqafimi me Afrim Muçiçi

Këngëtari Afrim Muçiçi , ka qenë ai që mbajti gjallë dasmën s ii vetmi këngëtar që këndoi live, e që për të do të ketë qenë i lumtur kur Rita ja hodhi dorën në qafën e tij e së bashku kënduan. Në një moment këngëtarja me famë botërore ia fshin edhe djerset me fasulet, këngëtarit Muçiçi.

Kjo është Rita Ora, një vajzë e thjeshtë modeste me famë globale që mori pjesë në një dasmë të thjeshtë në Kosovë.

Përgatiti: Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?