Roli i BE në dialog, Thaçi: Pse nuk propozohet një përfaqësues nga vendet që e kanë njohur Kosovën?

ShBA ka marrë në dorë udhëheqjen e dilogut mes Kosovë dhe Serbisë dhe kjo për presidentin Hashim Thaçi është garanci për një marrëveshjen finale, me pëlqimin e të dyja palëve.

Duke komentuar rolin e BE që deri vinë ka udhëhequr procesin e gjatë të lehtësimit të dialogut, Thaçi tha se nga Brukseli nuk ka asnjë sinjal pozitiv, duke ju referuar këtu emërimit të Josep Borrell si përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Miroslav Lajčák që pritet të emërohet i dërguar special i BE për dialogun.

Thaçi nuk nguroi të adresojë dhe një pyetje: Pse nuk propozohet dikush nga një vend që ka njohur pavarësinë e Kosovës?

Thaçi: Roli i SHBA është i pazëvendësueshëm. Por risi është që një takim i tillë dhe proces i tillë ndodh në Uashington në udhëheqjen e SHBA. Kjo shpresë dhe besim e lehtëson arritjen e marrëveshjes Kosovës-Serbi. Nuk e mohoj rolin e BE, kemi punuar një dekadë. Ende ka probleme për implementimin e marrëveshjes së 2013, por sot kemi të bëjmë me një BE që ende 5 vende se kanë njohur Kosovën dhe kemi një përfaqësues të politikës së jashtme që vjen nga një vend që se ka njohur Kosovë dhe me gjasë do të kemi dhe një të dërguar special për dialogun si Lajçak. 

Ai ka qenë Ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Sllovakisë dhe se ka njohur Kosovën. Cili do të jetë roli i tij neutral, jo faleminderit me mua jo. Gjëja e parë që duhet të ndodhë është liberalizimi i vizave për të kthyer besimin e qytetarëve te BE. Besueshmëria e plotë është te SHBA për tu kordinuar me politikën jo unike të BE. Autoritet më të madh kanë disa vende anëtare sesa vetë BE dhe Brukseli. Lajçak është mik i imi, por është preferencë e gabuar e BE në dialog. Pse nuk propozohet dikush nga një vend që ka njohur pavarësinë e Kosovës? Ne nuk kemi alternativë tjetër pos integrimit në familjen europiane, kemi plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.

Presidenti Thaçi se në takimin me Vuçiç në Uashington nuk është përcaktuar korniza substanciale dhe as kohore për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.

Thaçi: Vullneti është të arrihet sa më shpejt dhe sa më mirë dhe që të jetë e pranueshme për vendet tona.

SHKARKO APP