Ronaldo bëhet pilot, blen avion privat!

 

Cristiano Ronaldo fiton shumë nga futbolli dhe ka shpenzuar shumë kohët e fundit pasi vendosi që me 19 milionë euro të blejë avionin e tij privat.

Avioni, model “Gulfstream G200” është versioni biznes dhe ka dy motorë.

Ai do ta përdorë këtë avion për misionin e tij në marketing, në mbarë botën.

Avioni i yllit portugez, ka kapacitet për 8 deri në 10 pasagjerë. Ai ka në brendësi tualet të ndarë për anëtarët e ekuipazhit dhe pasagjerët, garderobë, akses në internet, telefon, fax, furrë për gatim, mikrovalë, frigorifer për pijet dhe ambjent për argëtim.  

Përveç karrierës në futboll, Ronaldo ka lançuar edhe një film për jetën e tij dhe merret gjithashtu me biznesin e prodhimit të këpucëve, CR7.

SHKARKO APP