Ronaldo në krahët e një “mashkulli muskuloz”…për “inatin” e Irinës!
Futbollisti më i mirë i momentit, lojtari që paguhet më shumë se kushdo tjetër, ëndërr më miliona vajza në botë, duket se zënë të dashur.
Pas ndarjes nga supermodelja ruse, Irina Shayk, kanë qarkulluar shumë emra femrash të famshme ose jo, të përfolura për një romancë me asin portugez, por këtë herë emri që përflitet është një…mashkull.
Në emisionin televiziv sportiv francez “Touche pas a mon sport”, gazetari sportiv francez, Daniel Riolo foli për një lidhje të Cristiano Ronaldos marokenin dhe trajnerin e tij personal në kikboks, Badr Hari.
“Ronaldo dhe Hari janë më shumë sesa miq. Ai udhëton 3-4 herë në javë me avion vetëm për ta takuar”, deklaroi ai.
Këto zëra përforcohen akoma më shumë nga raportimet në mediat spanjolle që thonë se portugezi ka udhëtuar shpesh me avionin e tij privat drejt Marokut, për të shpenzuar përveç karburantit që nuk përbën problem, edhe kohë me të.
Dyshimet shtohen edhe më tepër, pasi asi i Realit ka postuar kohët e fundit një sërë fotosh “afër” me trajnerin e tij.