Rrahja e gazetarit, Julian Deda: Aktorë reagoni. Derhemi: Çuli ka goditu aktorët e TK

Aktori Julian Deda ka reaguar sërish për skandalin e regjistruar dje në Teatrin Kombëtar kur drejtori Hervin Çuli dhunoi gazetarin Eni Shehu. Sipas Dedës, është momenti që aktorët të reagojnë dhe të mos lejojnë një militant partiak (referuar dokumentave të publikuara nga Syri.net për angazhimin në PS të Çulit) të keqmenaxhojë punën e tyre.

Ndërkohë në një koment në postimin e kolegut të tij, aktori Arben Derhemi, zbulon një tjetër fakt të rëndë kur shkruan se: “E ke gabim. Mirela duhet ta dekoroje per turpin e rradhes(te perseritur). Derhemi i cili është më në brendësi të zhvillimeve në Teatrin Kombëtar pasi është pjesë e trupës së aktorëve, tregon se rasti i dhunës në ambjentet e TK-së me të njëjtin autor, janë të përsëritura dhe viktima shpesh herë kanë qenë vetë aktorët të cilët ai cilëson si “të përdhunuarit”.

Ja postimi i plotë i Julian Dedës…
Nje dite pas SKANDALIT.
Po shikoj statuse te shumta ne lidhje me ngjarjen skandaloze te ndodhur mbreme ne ambjentet e Teatrit Kombetar. Shoh qe shume veta jane ne krah te gazetarit, dhe pak te tjere ne krah te drejtorit, por ajo qe bie ne sy eshte fakti, se askush nuk e mohon apo e pergenjeshtron dhunen e ushtruar ndajEni Shehut.
Pra, ata qe jane me gazetarin e konsiderojne skandaloze, kurse ata qe jane me drejtorin nenkuptojne qe “mire ja beri qe ja futi me grusht, se po bente zhurme”. Pra dhune paska patur. Kjo eshte pak por e sigurte.
Ne fakt ketu qendron problemi. Se ky veprim eshte i perseritur, gje per te cilen deshmojne dhe disa aktore te brendshem te ketij institucioni. Nese nuk merret mase, mund te perseritet akoma me rende kjo situate.
Ne fakt ajo qe mua me skandalizon akoma me teper eshte, reagimi apatik i aktoreve dhe njerezve te tjere te artit. Deri diku e kuptoj mosreagimin e atyre qe jane ne pune aty dhe qe shume prej tyre jane te punesuar duke shkelur hapur rregullat e meritokracise, pra jane ne pune se do drejtori, por nuk kuptoj heshtjen e aktoreve qe s’kane interes te drejteperdrejte.
Nje pyetje kam per ju te dashur kolege: A ju duket normale qe nje ish anetar i nje KZAZ-je te emerohet drejtor i institucionit me te larte artistik ne vend, dhe pastaj ky te kapet me “ze e me figure” duke ushtruar dhune fizike ndaj nje gazetari? A ju duket e drejte kjo?
Dyshimet se komunitetit artistik ne kete vend jane ca njerez qe nuk dine te reagojne, mund te vertetohen nese ne nuk tregojme se fjala jone peshon 1 ton.
Reagoni kolege. Reagoni sot, qe neser te mos ndodhin me ngjarje te tilla, qe neser ti japim publikut shfaqje me cilesore, qe neser te keni paga me te mira, qe neser te mos i ulet grada dhe rroga aktoreve me urdher te peshkut, qe neser te mos hipin ne skene aktore te pire, qe neser te mos ju rrahin me grushta ne hollet e teatrove, qe neser te kete gjithmone vende bosh per profesionistet e talentuar dhe qe meritokracia te mos jete fjale e huaj.

SHKARKO APP