Rrahu nënën e tij, kapet 37-vjeçari i dënuar me 6 muaj burg

Një 37-vjeçar i dënuar më parë me 6 muaj burg pasi kishte dhunuar nënën e tij është arrestuar në Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim dhe këtë të shtunë u bë i mundur arrestimi i tij.  Uniformat blu bëjnë me dije se Muatafa Lelaj është dënuar nga  Gjykata e Shkallës së parë Vlorë për veprën penal “Dhune në familje”.

Gjithashtu kanë rënë në pranga edhe 3 drejtues mjetesh. Ata janë B. K., 40 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. K. M., 26 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. T. V., 42 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?