Rrëfimi i Ermal Mamaqit: Kur shisja cigare në Bllok…

Ermal Mamaqi është sot i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, ku ka treguar vështirësitë ekonomikë në familjen e tij në fëmijëri.

Mamaqi ka treguar se në fillim të viteve 90’, mamanë e tij kërkonin ta hiqnin nga puna si ekonomiste dhe për të siguruar të ardhurat familjare, do të fillonte punë si pastruese. Por, në këtë moment, Mamaqi i është shprehur mamasë se nuk do të punonte pastruese dhe se ai do të linte shkollën për të siguruar të ardhura.

“Më tha se do bëheshin shkurtime nga puna. Unë e pyeta, po tani si do tja bëjmë? Do punojmë pastruese më tha. Jo i thashë, ti nuk do punosh pastruese dhe unë do lë shkollën dhe do punoj”, tha Mamaqi

Më tej, ai tregoi se prindërit nuk e kishin lejuar të linte shkollën, por gjithsesi ai nisi të punonte mbasdite si shitës cigaresh.

“Unë fillova të shisja cigare në bllok. Merrja ndonjëherë edhe vëllain dhe më pas fillova të shisja edhe kafe. Kanë qenë kohë të vështira dhe puna ishte rezultat i edukimit. Kam pasur një dëshirë për të qenë i pavarur dhe për të siguaruar të ardhura dhe për të ndihmuar familjen dhe për të larë borxhet e familjes”, tha Mamaqi

SHKARKO APP