Rregulla elementare për raportimin e vetëvrasjeve

Nga Lutfi Dervishi  –

1. Mos boto foto ose shënime që mund të ketë lënë i ndjeri

2. Mos raporto identitetin

Swiss Digital Desktop Reklama

3. Mos raporto detaje specifike ose metodën që ka përdorur

Swiss Digital Mobile Reklama

4. Mos nxito t’i biesh shkurt, asnjëherë nuk ka vetëm një arsye

5. Mos e përdor për sensacion.

6. Mos fajëso!

Ja një shembull si mund të raportohet ngjarja pa dhënë detaje:

Pacienti i jep fund jetës

Një pacient 60 vjeçar që po kurohej në spital nga Covid 19 i ka dhënë fund jetës në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.

Pacienti që vuante nga… , nuk kishte shfaqur shenja depresioni – sipas mjekëve.

Të njëjtën pohim bëjnë edhe dy pacientët e tjerë që kanë ndenjur në një dhomë me viktimën.

Hetimi prokurorisë do të përcaktojë shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes fatale.

P. S Në rast se vijojmë me lajme sensacion, sërish do të kemi kopjim të metodës së vetvrasjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?