Rregullorja, kreu i grupit të PD do flasë pas Kryeministrit

Në mbledhjen e zhvilluar dje, përfaqësuesit e mazhorancës “dhanë dakordësinë për ndryshimet siç ato janë paraqitur nga propozuesit, dhe në frymën e kërkesave të propozuara më parë për këto çështje në rregullore”. Mbledhja e Këshillit u zhvillua nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, pas kërkesës së bërë nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, z.Gramoz Ruçi. Këshilli diskutoi propozimet për ndryshim në Rregulloren e Kuvendit, të paraqitura nga deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Oerd Bylykbashi, si dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.  Propozimet për ndryshime në Rregullore konsistonin në dhënien e të drejtës për të bërë komente Kryetarit të Grupit Parlamentar më të madh të opozitës menjëherë pas fjalës së Kryeministrit, si dhe që deputetët e Kuvendit të jenë anëtarë vetëm në një Komision të Përhershëm Parlamentar. Në përfundim anëtarët e Këshillit u shprehën për vijimin e procedurave për miratimin e tyre në seance plenare.

SHKARKO APP