Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në disa bashki të qarkut Gjirokastër

Reshjet e fundit të shiut kanë shkaktuar probleme në disa bashki të qarkut Gjirokastër, ku strukturat vendore janë angazhuar në terren për pastrimin e inerteve, hapjen e rrugëve dhe vlerësimin e dëmeve.

Në Bashkinë Gjirokastër, puna do të vijojë në njësinë administrative Qytet, kryesisht në lagjen “Granicë” e sipërme, përroin e Gjokanës në lagjen “Zinxhira” dhe në zonën pas Kalasë, në “Pazarin e Vjetër”, ku janë evidentuar rrëshqitje dherash. Pas vlerësimit të gjeologëve, do të ndërhyhet edhe pranë ish-agjencisë së udhëtarëve. Në bashkëpunim me Forcat e Armatosura, do të pastrohet aksi Dhoksat–Gjatë–Këllëz–Qestorat në Lunxhëri dhe rrugët e brendshme të fshatit Lazarat.

Në Bashkinë Libohovë, njësia administrative Zagori, hyrjet për në fshatrat Zhej, Lliar dhe Topovë vazhdojnë të jenë të bllokuara, ndërsa ndërhyrjet do të bëhen vetëm pas raportit të specialistëve për shkak të paqëndrueshmërisë së terrenit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Bashkinë Memaliaj, një rrugë e brendshme në njësinë Memaliaj fshat mbetet e pakalueshme, me ndërhyrje të mundshme vetëm në zonat ku nuk ka rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Bashkinë Dropull, problem kryesor është dëmtimi i mëtejshëm i urës së Glinës, ku reshjet kanë prekur edhe një tjetër këmbë të saj.

Në Bashkinë Përmet, aksi Përmet–Dogana e Tre Urave ka qarkullim të kufizuar në një segment rreth 25 metra në hyrje të fshatit Petran. Priten vlerësime për ndërhyrje edhe në lagjen “Sede”, ndërsa gjatë ditës do të pastrohen rrugët e disa fshatrave në Piskovë dhe Petran.

Në Bashkinë Këlcyrë nuk raportohen bllokime, ndërsa në Tepelenë aksi Subash–Hormovë mbetet problematik për mjetet e rënda.

OSHEE njofton se furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë qarkun, ndërsa lumenjtë Vjosë dhe Drino janë në kuota të zakonshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?