Rrëzohen përsëri shtyllat elektrike në Mirditë prej rrëshqitjes së dherave

Territori i qarkut të Lezhës ka qenë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe dëborë në lartësi mbi 700 metra. Aktualisht reshjet janë ndërprerë, por problematika nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës vazhdojnë të monitorohen nga strukturat e Emergjencave Civile.

Në bashkinë Mirditë, gërryerja e tokës bujqësore në Zall–Donaj nga Lumi Fan i Vogël ka rrëzuar përsëri shtyllat elektrike të TM, të cilat ishin spostuar një ditë më parë. Kjo ka lënë pa energji fshatrat Ndërfanë, Gëziq, Kalanjan dhe Cekaj, ndërsa avancimi i gërryerjes rrezikon rrugën dhe banesat përreth. Për këtë arsye është kërkuar urgjentisht mbështetje nga Ministria e Bujqësisë përmes mjeteve të DRUK Lezhë. Një problem tjetër alarmant është tubacioni i zbuluar i linjës së ujësjellësit në fshatin Jezull, ku gërryerjet e përroit rrezikojnë këputjen e tij dhe shembjen e aksit rrugor që lidh fshatra të ndryshme.

Në bashkinë Kurbin gjendja paraqitet më e stabilizuar. Në njësinë Fush Kuqe, fshatrat Adriatik kanë përmirësime pas tërheqjes së ujërave, ndërsa ditët e fundit janë regjistruar probleme në Patog, kryesisht në lokale dhe biznese për shkak të baticave detare. Grupet e punës vazhdojnë verifikimin e dëmeve dhe sistemimin e rrugicave, pastrimin e inerteve dhe forcimin e KUL-së. Fenomeni i rrëshqitjes së tokës mbetet problematik në zonat kodrinore dhe malore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në bashkinë Lezhë situata është e qetë dhe vijon monitorimi i gjithë territorit. Me pesë kamionë, dy ekskavatorë, punonjës dhe fouristrada të DRUK, me mbështetjen e Policisë Bashkiake, po vazhdon puna për përforcimin e argjinaturës së lumit Drin në fshatin Ishull Shëngjin. Furnizimi me ujë të pijshëm vazhdon normalisht, ndërsa energjia elektrike mbetet me ndërprerje në zonat problematike. Niveli i lumit Drin ka rënë dhe ka arritur parametrat normalë, po ashtu edhe lumi Mat pas reduktimit të shkarkimeve nga H/C Shkopet e Qafë Mollë. Akset rrugore deri tani nuk paraqesin problem dhe qarkullimi kryhet normalisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?