FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rrëzohet kërkesa e PD për mocion me debat në Parlament. Balla: S’e njohim partinë e Berishës si…

Konferenaca e Kryetarëve ka rrëzuar kërkesën e PD-së për mocion me debat për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian.

Deputetët e opozitës thanë në Konferencën e Kryetarëve se parlamenti e ka detyrim diskutimin për kërkesat e protestuesve dhe raportin e Parlamentit Europian.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi deputetët se po deformojnë kërkesat e protestuesve dhe po flasin në emër të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej në një deklaratë për mediat, Balla tha se partinë e Sali Berishës s’e pranon si përfaqësuese të protestës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kryefjala e përgjigjes sime është: I kam pyetur përfaqësuesit e opozitës në Konferencën e Kryetarëve me çfarë mandati keni ardhur si zëdhënës të protestës. Nuk mora përgjigje dhe u thashë se nuk ju njoh fare si përfaqësues të protestës. Partinë e Berishës s’e pranoj dot si përfaqësues të protestës. Janë kaq të paaftë sa që kanë transformuar edhe kërkesat e protestuesve. Vetëm numri ishte i njëjtë dhe pika e parë, dorëheqja e qeverisë. Opozita në emër të protestuesve kishte sjellë 4 halle të vetat. Kushdo që janë organizatorë të protestës t’i përgjigjen edhe kësaj çështje, a ka mandat Berisha t’i përfaqësojë? Sapo nga protestuesit të sjellin në Kuvend një kërkesë me shkrim, do t’u kthej një përgjigje”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist e sfidoi PD-në të sjellë mocion mosbesimi për qeverinë dhe të sjellë kandidatin e saj për kryeministër.

“Mblidhni 28 firma, zgjidhni edhe kandidatin po keni këllqe, edhe hajde ta marrim në shqyrtim. Por s’mund të ngatërrosh, të kërkosh mocion me debat, të kërkosh dorëheqjen e qeverisë, është nen tjetër”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?