Rritet çmimi i naftës, ministri Karakaçi: Bordi mund të ngrihet shumë shpejt
Çmimi i naftës ka arritur deri në 214 lekë/litri, një rritje me 12 lekë brenda 24 orëve. Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, tha se po monitorojnë tregun dhe se Bordi i Transparencës, që cakton çmimet tavan, mund të ngrihet shumë shpejt, mjafton një VKM.
“Kemi ndjekur model tjetër, taksa e qarkullimit është në të gjithë vendete e BE, disa e vende e marrin në pikat e karburantit disa në pagesat e taksave të mjeteve. Ne kemi gjykuara dhe vlerësuar se marrja e taksës së qarkullimit me pikën e karburantit, është mjeti më i mirë se paguajnë më shumë taksë ata që përdorin më shumë makinën. Jemi duke ndjekur në mënyrë dinamike tregun e karburanteve, çfarë po ndodh edhe në rajon, ka modele të ndryshme, s’kemi vendimmarrje për Bordin. Ky bord, është aty dhe mund të krijohet me një vendim të Këshillit të Ministrave.
Po e shohim dinamikën. Shihet a ka mungesë të produktit në treg, të gjitha informacionit që kemi, ngushtica e Hormuzit nuk përbën problem furnizimi për grupet e furnizuesve shqiptarë. Mbi 90% e furnizimit vjen nga rrugë të tjera detare. Mekanizmi është aty, mund të ngrihet me një vendim të Këshillit të Ministrave. Kemi vlerësuar se me mesazhet përmes grupit të interesit, ta kuptojnë vetë rëndësinë. Është aty, mund të ngrihet shumë shpejt”, tha Karakaçi.
KOHA JONË SONDAZH

