Rritet me 24 % taksa e zhdoganimit të makinave para vitit 2005

24 për qind taksë më të lartë se paguante më parë, kaq do t’i duhet të paguaj çdo personi që do të importoj një makinë më të vjetër se 2005-a.

Ministria e Financave ka firmosur ndryshimet në udhëzimim, “Për procedurat e shqyrtimit të vlerës doganore, burimet e informacionit dhe afatet e publikimit të dosjes me të dhëna të disponueshme, si dhe zhdoganimin e automjeteve dhe pjesëve të tyre”, kështu përcaktohen edhe referencat e reja.

Nëse dikush deri më sot importon një makinë me fuqi motorike deri në 1400 ç, ai do të paguante si zhdoganim 20 për qind të referencës së vendosur me udhëzim prej 100 lekësh.

Pra taksa e zhdoganimit është 20 mijë lekë.

Me vlerat e reja të referencës që sjell udhëzim për mjetet me fuqi motorike deri në 1400 ç, zhdoganimi do të jetë sa 20 për qind e 130 mijë lekëve.

Pa do të paguhen 26 mijë lekë.

Në përqindje kjo është një rritje me 24 % më shumë se më parë.

Për makinat me fuqi motorike më shumë se 1400-1900 ç, referenca për zhdoganim nuk duhet të jetë më e ulët se 200 mijë lekë sipas udhëzimit të ri.

Që do të thotë, se nëse do të zhdoganosh një mjetë që hynë për këtë kategori duhet të paguhen 40 mijë lekë, ndërsa për udhëzimet e vjetra, referenca për të njëjtën kategori ishte 150 mijë lekë dhe vlera e zhdoganimit 30 mijë lekë, çla do të thotë 30 për qind më shumë./Panorama/

SHKARKO APP