Rritet niveli i Lanës nga reshjet, Balla: Bashkia e Tiranës në gatishmëri për ndërhyrje

Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë sjellë rritje të ndjeshme të nivelit të ujit në lumin Lana në Tiranë, duke krijuar rrezik për dalje nga shtrati, veçanërisht në zonën e Pallatit me Shigjeta. Kryetar i grupit parlamentar të PS-së, njëherësh dhe drejtues politik në Njësinë 5 në kryeqytet, Taulant Balla thotë se ekipet e Bashkisë së Tiranës ndodhen në terren dhe po ndjekin nga afër situatën.

”Reshjet e dendura dhe të pandërprera të shiut kanë rritur nivelin e ujit në lumin Lana, Tiranë. Ekipet e Bashkisë nën drejtimin e nënkryetarit Ilir Mëngra ndodhen në terren në afërsi të pallatit me shigjeta për të ndjekur çdo situatë që mund të krijohet nga rritja e mëtejshme e nivelit”, shkruan Balla.

Lana ka arritur deri në pjesën e lulishtes, ndërsa ekziston rreziku që uji të dalë edhe në rrugë, nëse reshjet vijojnë me të njëjtin intensitet. Autoritetet po mbajnë situatën nën kontroll dhe janë në gatishmëri për ndërhyrje të menjëhershme në rast emergjence. Kjo zonë është dhe pika më vulnerabël e Lanës pasi në këtë segment pranë Pallatit me Shigjeta edhe ka dalë disa herë nga shtrati në vitet e kaluara, gjatë episodeve me reshje intensive shiu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?