Rritet rreziku nga moti ekstrem. Do të jetë gjithnjë e më keq

Ata kanë vlerësuar se rreziku i njerëzimit nga përmbytjet do të rritet për katër herë më shumë ndërsa rreziku nga thatësira do të trefishohet në të ardhmen.

“Ky problem do të shfaqet vetëm në të ardhmen. Veçse jemi duke e përjetuar tani”, ka thënë autorja e hulumtimit Georgina Mace.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm se me ndryshimet klimatike dhe rritjen e numrit të popullsisë, ne do të jetojmë në një botë që do të ndryshojë çdo ditë dhe do të duhet të fillojmë planifikimet për mbijetesën tonë”, ka shtuar ajo.

Raporti gjithashtu thekson se qeveritë botërore duhet të fillojnë hartimin e planeve të reja kundër përmbytjeve sepse ato në vitet e ardhshme do të jenë shumë të shpeshta.

“Njerëzit janë duke jetuar nëpër vende të gabuara dhe motet ekstreme do të jenë shumë të pranishme”, ka thënë profesoresha Mace.

SHKARKO APP