Rritet tregtimi i makinave të përdorura
Blerja e makinave të përdorura nga qytetarët shqiptarë është 10-fishuar në 6 muajt e parë të vitit nisur nga çmimet e ulta, ndërsa konsiderojnë tregun e makinave të reja si mall luksi, i papërballueshëm për xhepat.
Sipas statistikave të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit dhe Transportit rrugor, për periudhën Janar-Qershor 2015 u regjistruan për herë të parë 18.379
automjete të përdorura, me rritje rreth 1400 automjete. Për këtë periudhë, automjetet e reja të regjistruara për herë të parë ka qenë rreth 1533, me një rritje prej 253 mjetesh.
Me këto kuota, rezulton se blerja e automjeteve të lira të përdorurua është 10-fish më shumë. Peshën më të madhe në blerjen e automjeteve të reja e zënë kryesisht kompani të mëdha, të cilat u drejtohen koncensionarëve, duke përfituar nga ulja e çmimeve.
Rreth 88.360 drejtues automjetesh janë debitorë ndaj shtetit pasi nuk kanë paguar taksat vjetore, duke nisur që nga Nëntori 1999 edhe pse në zbatim të ligjit të faljes të vitit 2011, u janë janë hequr detyrimet deri në 31.12.2010. Duke qenë se pronarët e tyre nuk janë paraqitur për çregjistrim apo rifutje në qarkullim, drejtuesit e këtyre mjeteve mbeten debitorë për taksën vjetore të mjeteve të përdorura për vitet 2011-2015, ku debia llogaritet në rreth 4.7 miliadrë lekë.