Rritja e çmimit të cigareve, importuesit: Akciza të rritet 5 lekë, jo 7 lekë
Ministria e Financave ka propozuar një rritje me 100 lekë të akcizës së cigareve për vitin 2018.
Normalisht ky ndryshim do të përçohet në çmimin përfundimtar tek konsumatori. Një vendim i tillë ka në hasur reagimin e kompanive importuese të cigareve.
Ndryshe nga ekzekutivi, këta të fundit kërkojnë respektimin e kalendarit të miratuar 2 vjet më parë, i cili parashikon një rritje vetëm me 5 lekë për paketë për vitin 2018.
Ndërkohë që përfaqësuesit e kompanive importuese po përgatisin për ti paraqitur qeverisë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ndryshimi i propozuar, sipas tyre, do të japë efekte të kundërta me ato që priten nga strategjia afatgjatë për duhanin. Sipas përllogaritjeve te tyre,
- Kjo mund të rrisë iniciativën për produkte ilegale që nuk paguajnë taksat.
- Mund të ri-aktivizojë, rrisë dhe më shumë prezencën e duhanit të hapur që edhe kështu është shumë i lartë.
- Propozimi i MF për të ndryshuar kalendarin përbën një precedent në vazhdimësi të ndryshimit të ligjeve/rregullave të miratuara më parë.
Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.