Rritja e çmimit të energjisë, edhe KESH i drejtohet ERE-s me një kërkesë

Pas Operatorit të Sistemit të Transmetimit, edhe  Koorporata Elektro-Energjetike Shqiptare ka bërë aplikimin për rritje të çmimit të energjisë që i shet kompanisë së shpërndarjes OSHEE.

Në raportin vjetor, KESH kërkon nga 2.2 lekë për kilovat cmimi të shkojë në 3.3 lekë për kilovat. KESH argumenton se rritja kërkohet për të mbuluar kostot e larta të prodhimit të energjisë.

Kjo është kërkesa e dytë që mbërrin pranë ERE-s për rritje të cmimit, pasi pak ditë më parë ishte Operatori i Sistemit të Transmetimit që dorëzoi aplikimin e tij.

Ndërkohë ende nuk ka një kërkesë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

Mësohet se nesër do të zhvillohet mbledhja e radhës e Enti Rregullator të Energjisë, ku do të hapen procedurat për të shqyrtuar kërkesat e kompanive të energjisë. 

SHKARKO APP